• e martë, 24 dhjetor 2024

Shqipëria propozon formim të ekipeve të përbashkëta për këmbim të informatave rreth rrjedhave të emigracionit nëpër rutën ballkanike drejt BE-së

Shqipëria propozon formim të ekipeve të përbashkëta për këmbim të informatave rreth rrjedhave të emigracionit nëpër rutën ballkanike drejt BE-së

Tiranë, 17 shtator 2024 (MIA) - Ministri shqiptar i Punëve të Brendshme, Ervin Hoxha, në takim në suaza të procesit të berlinit, që po mbahet në Berlin, propozoi formim të ekipeve të përbashkëta për këmbim të informatave në kohë reale për rrjedhat e emigracionit në Ballkanin Perëndimor.

Ministri i Brendshëm informoi se janë ndërmarrë një sërë iniciativash, që kanë rritur jo vetëm koordinimin me vendet e rajonit dhe të BE-së, por edhe angazhime të përkthyera në objektiva kombëtare bazuar në sfidat aktuale të sigurisë. Hoxha deklaroi se, për Shqipërinë mbetet shumë i rëndësishëm forcimi i mekanizmit kombëtar të riintegrimit.

Ai propozoi krijimin e një kuadri të përbashkët për shkëmbimin në kohë reale të të dhënave dhe analizave mbi flukset migratore përgjatë rrugës së Ballkanit drejt BE-së.

Referuar bashkëpunimit operacional kundër krimit të organizuar, Hoxha tha se janë ndërmarrë 77 operacione në bashkëpunim me partnerë ndërkombëtarë, gjysma e të cilave në fushën e narkotikëve dhe trafikimit.

Gjatë këtij forumi, ministri Hoxha pati takime të veçanta me zv.drejtorin e Përgjithshëm të DG Home, Oliver Onidi, si dhe me ministren e Shtetit për Sigurinë Kufitare dhe Azilin në Mbretërinë e Bashkuar, Anxhela Igëll. 

Foto: МРB e Shqipërisë

QËNDRONI TË LIDHUR