• e enjte, 26 dhjetor 2024

Shqipëria mirëpret për të dytën herë stërvitjen më të madhe ushtarake në Evropë “Defender 2023”

Shqipëria mirëpret për të dytën herë  stërvitjen më të madhe ushtarake në Evropë  “Defender 2023”

Tiranë, 17 maj 2023 (MIA) - Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi sot publikoi se në Shqipëri për herë të dytë do të mbahet stëvitja e përbashkët ushtarake shumëkombëshe  "Defender Europe 2023", të udhëhequr nga Komanda Evropiane e SHBA-së, ku do të demonstrohen aftësitë interaktive të SHBA-së dhe armatave partnere të NATO-s.

 Peleshi në rrjetet sociale ka postuar një video të stërvitjes së parë të përbashkët, duke e vlerësuar  si “një rol shumë domethënës të Shqipërisë në këtë stërvitje shumë të rëndësishme për sigurinë rajonale”.

Shqipëria, si një partner i besueshëm dhe si një nyje strategjike e sigurisë rajonale, do të luajë një rol kyç në këtë stërvitje të rëndësishme. Krenar për këtë rol, duke treguar mbështetjen dhe përkushtimin tonë maksimal për të gjithë ushtarët dhe personelin, që janë pjesë e këtij misioni shumë të rëndësishëm. Bashkëpunimi dhe mbështetja jonë është thelbësore për paqen dhe stabilitetin në rajon", tha Peleshi. 

 Stërvitja ushtarake, që do të mbahet nga 22 maji deri më 23 qershor, do të marrin pjesë më shunë se  7.000 trupa amerikane dhe 17.000  trupa shumëkombëshe nga më shumë se 20 vende aleate dhe partnere.  

Stërvitja do të ushtrojë aftësinë e Ushtrisë  së SHBA-së në Evropë dhe Afrikë për të shërbyer si Komandë e Bashkuar e Komponentit të Forcës Tokësore, dhe si partner i sigurisë në rajonet me rëndësi strategjike të Ballkanit dhe të Detit të Zi, ndërsa mbështet aktivitetet në Evropën Veriore dhe Afrikë, theksojnë mediat shqiptare. ar/

 Foto: Niko Peleshi

 

QËNDRONI TË LIDHUR