• e enjte, 26 dhjetor 2024

Shqipëria i hoqi vizat për pesë shtete deri në fund të vitit

Shqipëria i hoqi vizat për pesë shtete deri në fund të vitit

Tiranë, 11 mars 2024 (MIA) - Për të tërhequr sa më shumë turistë nga të gjitha anët e botës, qeveria shqiptare ka marrë vendim që deri në fund të vitit t'i heqë vizat për qytetarët e pesë vendeve.

Bëhet fjalë për shtetasit e Arabisë Saudite, Bahreinit, Katarit, Omanit dhe Tajlandës.

"Qytetarët e këtyre vendeve mund të hyjnë në Shqipëri vetëm me dokument udhëtimi. Kjo është për të sjellë sa më shumë turistë të huaj", theksohet në sqarimin.

Vendimi hyn në fuqi menjëherë, i vlefshëm deri më 31 dhjetor të këtij viti.

Vitin e kaluar Shqipëria regjistroi një numër rekord turistësh të huaj ose 7,5 milionë, që është 35 për qind më shumë se një vit më parë. ls/

Foto: Ueb faqja e Qeverisë shqiptare

 

QËNDRONI TË LIDHUR