• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Shqipëria i hapi negociatat për klasterin "Marrëdhëniet e jashtme"

Shqipëria i hapi negociatat për klasterin

Buksel, 17 dhjetor 2024 (MIA) - Bashkimi Evropian dhe Shqipëria sot në Bruksel zhvillujan konferencën e tretë ndërqeveritare të anëtarësimit në të cilën u hapën zyrtarisht negociatat për Klasterin 6 - "Marrëdhëniet e jashtme".

Në kuadër të këtij Klasteri janë kapitujt 30 - "Marrëdhëniet me jashtë" dhe 31 - "Politika e jashtme, siguria dhe mbrojtja". Ky është klasteri i dytë i procesit të negociatave i hapur nga Shqipëria pas klasetit 1 – "Vlerat bazë", pas të cilit negociatat nisën më 15 tetor të këtij viti.

Sipas ministrit hungarez të Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Peter Sijarto, mbajtja e Konferencës së sotme ndërqeveritare BE-Shqipëri, e cila është e dyta gjatë presidencës hungareze të Unionit, përfaqëson një tjetër hap konkret përpara në procesin e anëtarësimit të vendit.

"Ky progres pasqyron fokusin tonë të fortë në integrimin e Ballkanit Perëndimor, që është i një rëndësie thelbësore për stabilitetin dhe të ardhmen e Bashkimit Evropian", theksoi Sijarto, vendi i të cilit është kryesues aktual i Këshillit të BE-së.

Kryeministri shqiptar Edi Rama, prap, vlerësoi se me hapjen e negociatave për Klasterin e dytë, Shqipëria hedh një hap të ri të rëndësishëm, duke vijuar kështu marshimin drejt BE-së.

"Duhet të vazhdojmë dhe misioni ynë është të hapim klastere të reja, shpresojmë në pranverë, dhe të arrijmë që vitin e ardhshëm të përfundojmë me klastera më të hapura. Kështu që, kjo është vërtet një ditë shumë e mirë për vendin tonë dhe një hap shumë motivues për të gjithë ne", tha Rama, i cili drejtoi delegacionin shqiptar në Konferencën ndërqeveritare.

Si përfaqësuese e Komisionit Evropian, të konferencës ndërqeveritare mori pjesë dhe eurokomisarja për zgjerim Marta Kos.

Në përputhje ,e metodologjinë e re të procesit të negociatave për anëtarësim në BE, klasteri "Vlerat themelore" hapet i pari, ndërsa mbyllet i fundit, ndërkohë që negociatat po zhvillohen paralelisht për pesë grupimet e tjera – "Tregu i brendshëm", "Konkurrenca dhe rritja gjithëpërfshirëse", "Agjenda e gjelbër dhe lidhshmëria e qëndrueshme", "Burimet, bujqësia dhe kohezioni" dhe "Marrëdhëniet e jashtme". rq/

Foto: Skrinshot

QËNDRONI TË LIDHUR