• e enjte, 26 dhjetor 2024

Shqipëria e përshëndeti vendimin e Komitetit të ministrave të KE-së për Kosovën dhe uroi anëtarësimin e saj të plotë sa më shpejt të jetë e mundur

Shqipëria e përshëndeti vendimin e Komitetit të ministrave të KE-së për Kosovën dhe uroi anëtarësimin e saj të plotë sa më shpejt të jetë e mundur
 
Tiranë, 24 prill 2023 (MIA) - Vendimi i Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, me të cilin Kosova është një hap më afër anëtarësimit në Asamblenë Parlamentare të kësaj organizate, është mirëpritur nga përfaqësuesit e lartë të shtetit shqiptar dhe kanë uruar për t'u bërë anëtar shumë shpejt.
 
"E mirëpres vendimin e Komitetit të Ministrave për t'ia përcjellë Asamblesë Parlamentare kërkesën legjitime të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Urime Kosovë dhe sa më shpejt anëtare me të drejta të plota në Këshillin e Evropës", ka shkruar presidenti Bajram Begaj në rrjetet sociale.
 
Ministrja e Europës dhe Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka e vlerësoi vendimin e Komisionit si lajm të shkëlqyer miratimin e Komisionit.
 
"Komiteti i Ministrave vendosi të pranojë kërkesën e Kosovës për anëtarësim dhe ta dërgojë atë në Asamblenë Parlamentare për të dhënë mendimin e saj. Hapi i parë, i rëndësishëm për t'i dhënë Kosovës vendin e merituar në Këshill, shkruan Xhaçka në postimin e saj në rrjetet sociale.
 
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikola, e quajti arritje për Kosovën, por edhe për Shqipërinë, pasi Kuvendi i Shqipërisë, sipas saj, është përfshirë në aktivitet intensiv lobues për arritjen e këtij qëllimi.
 
Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës vendosi sot në një seancë të jashtëzakonshme me 33 nga 31 votat e nevojshme që kërkesën e Kosovës për pranim në atë organizatë panevropiane t'ia përcjellë Asamblesë Parlamentare për konsultim. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR