• e martë, 25 mars 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Shqipëria do të marrë borxh eurobond të ri prej 650 milionë euro

Shqipëria do të marrë borxh eurobond të ri prej 650 milionë euro

Tiranë, 13 shkurt 2025 (MIA) – Qeveria shqiptare do të emetojë eurobond të ri, me të cilin do të huazojë 650 milionë euro, me afat të pagesës prej 10 vjet. 

“Do të shfrytëzohet për mbulimin e nevojave të qeverisë, si pagesë e borxheve të kaluara dhe shpenzime të tjera buxhetore”, njoftuan mediat. 

Ky është eurobondi i shtatë, nga viti 2010, me të cilin merr hua Qeveria e Shqipërisë në tregjet e huaja. Deri më tani vlera e eurobondeve është 3,15 miliardë euro. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR