Shqipëria do të amnistojë 700 të burgosur, dënimin do ta ul për 400, ndërsa do të heqë edhe 2.700 dënime me kusht
- Parlamenti shqiptar mbrëmë e votoi Ligjin për amnisti me 110 vota "për", një kundër dhe një të abstinuar, ndërsa para votimit sallën e kanë braktisur demokratët e Lulzim Bashës, njoftoi Top Çanel.
- Post By Besnik Shuki
- 07:37, 5 prill, 2024
Tiranë, 5 prill 2024 (MIA) - Parlamenti shqiptar mbrëmë e votoi Ligjin për amnisti me 110 vota "për", një kundër dhe një të abstinuar, ndërsa para votimit sallën e kanë braktisur demokratët e Lulzim Bashës, njoftoi Top Çanel.
Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, duke e prezantuar Propozimin-ligjin për "Amnisti penale", tha se do të përfitojnë 1.110 të burgosur, me ç'rast 700 do të lirohen menjëherë, ndërsa 400 të tjerëve do t'u ulet dënimi.
Në të njëjtën kohë, 2.700 personave do t'u hiqet dënimi me kusht.
"Janë përfshirë persona të dënuar me aktivendim të plotëfuqishëm deri më 31 mars të vitit 2024, që është me propozim të opozitës. Përfitim kanë burrat e dënuar, të cilët kanë dënim me burg më pak se katër vite, gratë dhe minorenët, të cilëve u mbetet edhe pesë vite nga dënimi. Amnistia vlen për gratë mbi 50 vjeçare, burrat mbi 60 dhe personat nën moshën 18-vjeçare", tha ai.
Nga amnistia janë përjashtuar të dënuar për dhunë familjare, krim të organizuar, tregti me sasi të madhe të drogës.
Sipas Manjas, me këtë, mes tjerash, do të mundësohet optimizimi i kapaciteteve në burgjet.
"Kemi 5.818 persona të cilët në këtë moment janë në institucionet e burgjeve. Prej tyre, 3.158 janë në paraburgim, 2.204 janë të dënuar, ndërsa 458 janë nën masë të mjekut nga gjykata. Vendi i ynë jo vetëm në rajon, por edhe në Evropë ka më së shumti të dënuar në burg të përjetshëm", tha Manja.
Ligji i përgatitur që në shtator të vitit të kaluar, me ndihmën e ekspertëve të BE-së, deri tani nuk është vendosur në rend të ditës për shkak të mosmarrëveshjeve mes shumicës në pushtet dhe opozitës, pëlqimi i së cilës ishte i domosdoshëm për shkak të dy të tretave të nevojshme prej 140 deputetëve, sa numëron Dhoma ligjvënëse.
Në Shqipëri amnistia e fundit ishte në vitin 2020, kur janë përfshirë 170 të burgosur. bsh/
Foto: Parlamenti shqiptar