• e enjte, 26 dhjetor 2024

Shqipëria dhe Franca kanë probleme më të mëdha me bullizmin mes të miturve

Shqipëria dhe Franca kanë probleme më të mëdha me bullizmin mes të miturve

Tiranë, 1 shkurt 2024 (MIA) - Sipas raporteve në nivel evropian, Shqipëria dhe Franca janë vendet ku është paraqitur numri më i madh i rasteve të dhunës mes fëmijëve dhe adoleshentëve, njoftoi Top çanel.

"Dhuna e cila nënkupton tallje, fyerje, frikësim e tjerë, është kthyer në shqetësimin kryesor të fëmijëve dhe adoleshentëve në vendin tonë. Në rang kombëtar, për herë të parë pas gati 10 vitesh nga egzistimi i "I Sigurt al", bullizmi mbetet numri 1 dhe incident numër 1 i raportuar nga të gjithë, fëmijë, adoleshentë dhe të rritur", deklaroi për televizionin Altin Hazizi nga Qendra për të Drejtat e Fëmijëve në Shqipëri.

Sipas tij, nevojitet plan kombëtar për të eliminuar të gjitha format e dhunës, por me synimin kryesor bullizmi në shkollat shqipe, sepse, shton ai, "në të kundërtën do të shohim se këto forma të bullizimit më vonë shndërrohen në vrasje apo vetëvrasje".

"Fatkeqësisht, kemi edhe ngjarje të tilla. Rasti i fundit i bullizimit ndaj një nxënësi në shkollën 9-vjeçare. 'Al Zef Pllumi' në Tiranë që u zbardh nga emisioni i njohur investigativ "Fiks Fare" apo rasti i vrasjes së nxënësit nga Gramshi nga bashkëmoshatarët e tij, pas një sherri që filloi në internet. Janë kumbana alarmi. Shkollat tona nuk janë të pajisura mirë për t'u përballur me bullizmin", theksoi Hazizi 

Për këtë shkak, beson ai, Ministria e Arsimit duhet ta njohë dhe ta pranojë këtë fenomen dhe të vendosë mekanizma në çdo klasë dhe çdo shkollë. rq/bsh/

Foto: printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR