• e enjte, 26 dhjetor 2024

Shqipëria dërgoi ekipin e parë të shpëtimtarëve në Turqi

Shqipëria dërgoi ekipin e parë të shpëtimtarëve në Turqi

Tiranë, 6 shkurt 2023 (MIA) - Kreu i shtetit shqiptar shprehu keqardhje për humbjen tragjike të jetëve nga tërmeti shkatërrues në Turqi dhe një fluturim special me aeroplan  dërgoi një grup shpëtimtarësh. 

"I pikëlluar thellësisht nga lajmi për tërmetin shkatërrues që goditi pjesë të Turqisë dhe Sirisë. Ngushëllimet tona më të thella për familjet e shumta që humbën jetën, ndërsa të lënduarve u urojmë shërim të shpejtë. Një mision shpëtimi solidar është nisur sot drejt Turqisë", ka shkruar kryeministri shqiptar Edi Rama 

 Presidenti shqiptar Bajram Begaj thotë se është “thellësisht i pikëlluar nga tërmeti shkatërrues që goditi Turqinë dhe Sirinë”.

"Shqiptarët  dhe unë qëndrojmë pranë njerëzve të prekur dhe familjeve që humbën të dashurit e tyre në këtë tragjedi të tmerrshme. Mendimet dhe lutjet tona të sinqerta janë me ta", tha Begaj. 

 Shefja e diplomacisë shqiptare, Olta Xhaçka, pasi shprehu ngushëllimet e saj për familjet e të pësuarve, ka shkruar se “në këtë moment të vështirë jemi gati të ndihmojmë Turqinë në çdo mënyrë”.

 "Zemrat dhe mendimet tona janë me të gjithë të prekurit dhe familjet që humbën më të dashurit e tyre! Jemi me ju, me kujtimet ende të freskëta të tragjedisë sonë të 26 nëntorit të vitit 2009, por edhe me ngrohtësinë e solidaritetit mes dy popujve tanë", ka shkruar kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Pasdite me një fluturim special me aeroplan, siç informoi njeriu i parë i qendrës për  mbrojtje civile, Haki Cako, ka udhëtuar një ekip prej 38 anëtarësh për kërkim dhe shpëtim. ar/

QËNDRONI TË LIDHUR