• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Shqipëri: Sali Berisha edhe zyrtarisht akuzohet për korrupsion

Shqipëri: Sali Berisha edhe zyrtarisht akuzohet për korrupsion

Tiranë, 11 shtator 2024 (MIA) – Ish kryeministri shqiptar dhe ish presidenti, demokrati, Sali Berisha edhe zyrtarisht akuzohet për korrupsion në kuadër të dosjes “Partizan”.

Berisha (80), i cili është në arrest shtëpiak që nga 30 dhjetori i vitit të kaluar, sot për herë të parë doli nga shtëpia dhe u paraqit në Prokurorinë Speciale kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ku u njoh me aktakuzën, për të cilën hetimet zgjatën katër vjet.

Ai akuzohet për “korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë dhe të zgjedhur lokalë” dhe vazhdon të jetë në arrest shtëpiak. Nën këtë akuzë, mund të marrë dënim me burg në kohëzgjatje prej 8 vjet. 

Në hapësirat e SPAK Berisha u mbajt 20 minuta, ndërsa pas daljes dha një deklaratë të shkurtë, duke i hedhur poshtë akuzat. 

- Unë jam i akuzuar. Më akuzojnë në 500 faqe për mashtrim, mashtrim dhe mashtrim. Asgjë nuk ndryshon, është vazhdimësi e revanshizmit politik dhe për mua nuk ndryshon asgjë”, tha Berisha pas largimit nga SPAK.

Para Prokurorisë Berisha u prit nga një numër i madh anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike, me duartrokitje dhe britma mbështetjeje. Para se të hynte në prokurori, ai përsëriti se nuk ka kryer asnjë krim dhe se “arrestimi i tij është politik”.

Pasdite në SPAK edhe dhëndri i tij i vajzës Jamarbër Maltezi do të njoftohet me akuzën, të cilin e akuzon se jashtëligjshëm ka fituar pasuri prej rreth 5,4 milionë euro, të ardhura nga një biznes i ndërtimtarisë. 

Ai privatizoi kompleksin sportiv “Partizan” në qendër të Tiranës, falë vendimeve të qeverisë kryeministër i së cilës ishte Berisha në atë kohë, pas së cilës ndërtoi disa pallate shumëkatëshe. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR