• e martë, 24 dhjetor 2024

Shqipëri: Presidenti Begaj fillon konsultimet me partitë për datën e zgjedhjeve parlamentare

Shqipëri: Presidenti Begaj fillon konsultimet me partitë për datën e zgjedhjeve parlamentare

Tiranë, 20 nëntor 2024 (MIA) – Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj sot ka filluar konsultimet me partitë politike për caktimin e datës së zgjedhjeve parlamentare që duhet të mbahen vitin e ardhshëm.

Takimin e parë e ka realizuar me katër partitë më të vogla politike, atë Republikane të Fatmir Mediut, Partinë e Unitetit për të drejtat e njeriut (partia e grekëve) e Vangjel Dules, Partinë e Drejtësisë, Integrimit dhe Unitetit (e njohur si partia e Çamëve) e Shpëtim Idrizit dhe Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar të Dashamir Shehit të cilët propozuan që zgjedhjet të mbahen më 4 maj.

Nesër është planifikuar takim me Partinë e Lirisë së Ilir Metës që është partia e tretë më e madhe në vend, më pas me partitë e tjera më të vogla dhe në fund me Partinë Socialiste të Edi Ramës dhe Partinë Demokratike të opozitës së Sali Berishës.

Pasi të dëgjojë propozimet e tyre, Begaj duhet të vendosë ditën pas së cilës do të nënshkruajë dekretin për zgjedhjet ku do të zgjidhet përbërja e 11-të parlamentare në Shqipërinë pluraliste.

Zgjedhjet e fundit parlamentare u mbajtën më 26 prill 2021 kur partia e Ramës fitoi 77 nga 140 mandate të deputetëve që ishte madje fitore e njëpasnjëshme që nga viti 2013.

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR