• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Shqipëri: Pezullohen deputetët demokratik, për herë të parë për 40 ditë

Shqipëri: Pezullohen deputetët demokratik,  për herë të parë për 40 ditë

Tiranë, 9 shkurt 2024 (MIA) - Me kërkesë të deputetëve të Partisë Socialiste, ndërsa për shkak të pengimit të zhvillimit normal të seancës së djeshme plenare në Kuvendin shqiptar, Këshilli për Etikë pezulloi dydeputetë.

Bëhet fjalë për Edi Paloka dhe Petrit Dola, nga grupi i lidhur me Sali Berishën dhe Gazmend Bardhin.

Ky është një vendim i mëvonshëm për deputetët e këtij grupi, por për herë të parë një deputet është pezulluar për 40 ditë.

"Këshilli për Etikë vendosi ta përjashtojë nga Kuvendi për 40 ditë Edi Palokën, i cili në sallën kuvendore dogji një kopje të rregullores së punës. Deputeti Petrit Doda është pezulluar për 20 ditë për shkak të fyerjes së deputetëve të tjerë", qëndron në postimin e Këshillit për Etikë.

Paraprakisht, mbi të njëjtën bazë Këshilli ka pezulluar rreth 30 deputetë demokratik me nga 10, 18 dhe 20 ditë.

Grupi i deputetëve të Berishës-Bardhit tashmë tre muaj krijon kaos në sallën kuvendore, me bllokimin e foltores, sulmeve fizike të sigurimit, lëshimit të bombave tymuese, ndërsa seancat zgjasin nga dhjetë deri në 15 minuta me votimin e pikave vetëm nga shumica qeveritare.

Partia Demokratike ka 55 deputetë, numri më i madh ose 47 janë në grupin Berisha-Bardhi, ndërsa vetëm tetë me Lulzim Bashën, zyrtarisht lider i demokratëve.

Ndryshe sipas ndryshimeve të fundit të rregullores kuvendore, për sjellje të pahijshme në Kuvend, një deputet mund të pezullohet deri në 60 ditë. sa/

foto: Kuvendi shqiptar

QËNDRONI TË LIDHUR