Shqipëri: Pas tre vjetëve betejë juridike, Sali Berisha regjistrohet në regjistrin gjyqësor si kryetar i PD-së
- Pas betejës për vulën dhe logon, Sali Berisha tashmë është regjistruar edhe zyrtarisht në regjistrin gjyqësor si kryetar i Partisë Demokratike.
Tiranë, 11 dhjetor 2024 (MIA) - Pas betejës për vulën dhe logon, Sali Berisha tashmë është regjistruar edhe zyrtarisht në regjistrin gjyqësor si kryetar i Partisë Demokratike.
Në vendimin e gjykatës thuhet se "kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë është zoti Sali Berisha" dhe se vendimi është marrë me "kërkesë të subjektit të interesuar".
Me këtë përfundimisht pas 3 viteve përfundoi beteja ligjore në gjykatë për fatin e partisë më të madhe opozitare në vend.
Berisha dhe mbështetësit e tij pushtuan me forcë selinë e partisë në mesin e dhjetorit të vitit 2021, por të drejtën e përdorimit të vulës dhe logos e morën më 11 korrik të këtij viti, pas vendimit të Gjykatës së Apelit.
Për shkak të kësaj, krahu i Berishës, që është më i shumtë se ai i Lulzim Bashës, në zgjedhjet e fundit vendore, më 14 maj të vitit të kaluar, u shfaq nën logon e Partisë së Lirisë të Ilir Metës.
Mosmarrëveshjet në radhët e partisë nisën pasi Berisha u shpall i padëshirueshëm nga SHBA-ja në maj të vitit 2022, pas së cilës me kërkesë të ambasadores së atëhershme amerikane Juri Kim, Basha e përjashtoi nga partia dhe i hoqi titullin president nderi.
Pastaj filluan keqkuptimet në partinë e cila po kalonte krizën më të thellë. Megjithatë, shumica e anëtarëve dhe deputetëve janë me Berishën.
Basha tani kryeson grupin PD-Demokratët euroatlantikë dhe ka vetëm 7 deputetë në parlament, krahasuar me Berishën që ka 45 deputetë.
Basha, përndryshe, ishte bashkëpunëtori më i afërt i Berishës, me propozimin e të cilit u zgjodh kryetar i partisë në vitin 2013, pas humbjes së Berishës në zgjedhjet parlamentare, ai u largua nga pozicioni kryesor. mb/
Foto: Partia Demokratike