• e martë, 24 dhjetor 2024

Shqipëri: Para paralajmërimit të opozitës, nesër për bllokimin e rrugëve kombëtare, policia paralajmëroi se do të përballet me pasoja

Shqipëri: Para paralajmërimit të opozitës, nesër për bllokimin e rrugëve kombëtare, policia paralajmëroi se do të përballet me pasoja

 Tiranë, 28 tetor 2024 (MIA) - Policia shqiptare sonte ka dalë  me kumtesë lidhur me protestën e opozitës që do të mbahet nesër, me paralajmërim për bllokimin e akseve rrugore në vend për një periudhë 3 orëshe, duke filluar nga ora 17.

 Në kumtesë policia thekson se garanton të drejtën e tubimit, të drejtat dhe liritë e pjesëmarrësve në tubime, por pa cenuar lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe automjeteve.

 "Bllokimi i akseve rrugore është vepër penale e parashikuar nga neni 293 i Kodit Penal dhe cilido që do të ndërmarrë veprime për të bllokuar rrugët, do të përballet me pasojat që sjell shkelja e këtij neni. Ndërkohë për t’iu ardhur në ndihmë qytetarëve që do të qarkullojnë në akset rrugore ku do të protestohet, Policia e Shtetit ka ndërmarrë masa që në rast bllokimi, të devijojë qarkullimin e automjeteve në rrugë alternative", theksohet në kumtesë.

Policia u bën  apel qytetarëve shqiptarë që duan të arrijnë në aeroportin ndërkombëtar të Tiranës, si dhe qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, Kosovës dhe Malit të Zi që përdorin këtë aeroport, për shkak të trafikut që mund të krijohet, të mbërrijnë në aeroport para orës 17 ose të  përdorin rrugë alternative për të mbërritur në kohë.

 Pas protestave përpara qeverisë dhe institucioneve të tjera shtetërore, opozita shqiptare vendosi nesër, siç paralajmëroi, ta bllokojë shtetin, me tubime në akset rrugore kombëtare më të frekuentuara, që është një aktivitet i aksionit të saj të mosbindjes civile për përmbysjen e "narko regjimit të Edi Ramës" dhe formimit të një qeverie teknike, e cila do të zbatojë  zgjedhje të lira.

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR