• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Shqipëri: Në vendet më të vizituara turistike patrulla të përbashkëta shqiptare - italiane

Shqipëri: Në vendet më të vizituara turistike patrulla të përbashkëta shqiptare - italiane

Tiranë, 1 gusht 2023 (MIA) - Gjatë sezonit veror të këtij viti në vendet turistike në Shqipëri në shërbim të vizitorëve janë patrulla të përbashkëta italiane - shqiptare. 

"Me qëllim që të sigurohet ndihmë sa më e mirë për turistët italianë, numri i të cilëve është në rritje të vazhdueshme që nga viti 2018, ministritë e punëve të brendshme të dy vendeve kanë vendosur të kryejnë patrulla të përbashkëta në qytetet kryesore bregdetare Durrës, Vlorë, Himarë dhe Sarandë", njoftoi në Fejsbuk  Taulant Balla, ministër shiptar i Punëve të Brendshme.

Ai shtoi se policët janë të angazhuar që t'i lehtësojnë kontaktet e bashkatdhetarëve me autoritetet shqiptare dhe përfaqësitë diplomatike - konsullore italiane në Shqipëri. 

Patrullat shqiptare - italiane filluan me patrullim javën e kaluar, për dallim të atyre shqiptare - kosovare të cilat janë aktive nga një korriku, kur fillon frekuenca e rritur e turistëve të Kosovës, e deri më 31 gusht. Këto patrulla filluan të funksionojnë nga vera e vitit 2015. 

Përveç se në bregdet pjesëtarë të policisë kosovare të trafikut bashkë me kolegët e tyre shqiptarë patrullojnë edhe në autostrada në vendkalimin kufitar Morinë në Kukës e deri në Tiranë dhe Durrës.

Në Shqipëri tradicionalisht më të shumtë janë turistët kosovarë. Sipas statistikës zyrtare numri i tyre në periudhën janar-qershor është mbi 1,3 milionë nga gjithsej 3,4 milionë aq sa kanë qëndruar në këtë vend. fc/

Fotografia: Profili zyrtar në Fejsbuk i Taulant Ballës

QËNDRONI TË LIDHUR