• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Shqipëri: Në Himarë zgjedhje të pjesshme për kryetar bashkie, në garë dy grekë nga Shqipëria

Shqipëri: Në Himarë zgjedhje të pjesshme për kryetar bashkie, në garë dy grekë nga Shqipëria

Tiranë, 4 gusht 2024 (MIA) - Në qytetin bregdetar shqiptar, Himare, sot zhvillohen zgjedhje të pjesshme për kryetar bashkie, ku qytetarët me të drejtë vote duhet të zgjedhin se cili nga kandidatët do të jetë në krye të bashkisë në tre vitet e ardhshme.

Në garën për kryetar bashkie janë Vangel Tavo, kandidat i Partisë Socialiste në pushtet dhe Petraq Gjikuria, nga koalicioni opozitar "Së bashku fitojmë". Tavo është një personazh i njohur i politikës, ndërsa Gjikuria është një emigrant i kthyer nga SHBA-ja dhe në qytetin e tij të lindjes Drimadhë ka biznesin e tij.

Në listën e vetme zgjedhore janë regjistruar 23.074 persona me të drejtë vote, votohet në 34 vendvotime, ndërsa sipas Komisionit qëndror zgjedhoor deri pasdite dalja është mbi 17 për qind.

Zgjedhjet e pjesshme zhvillohen pasi Fredi Beleri, nuk bëri betimin në afatin e parashikuar me Kodin zgjedhor. Ai në zgjedhjet e vitit të kaluar, të mbajtura më 14 maj, u rizgjodh kryetar bashkie, megjithëse dy ditë para zgjedhjeve, u arrestua dhe ishte në paraburgim nën akuzën se ka ofruar 40.000 lekë (360 euro në atë kohë) për të blerë tetë vota. Më pas u dënua me dy vjet burg. ls/ 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR