• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Shqipëri: Faqja e internetit të INSTAT-it sërish në funksion

Shqipëri: Faqja e internetit të INSTAT-it sërish në funksion

 Tiranë, 4 shkurt 2024 (MIA) - Disa ditë pas sulmit të hakerëve të grupit "Drejtësia e Atdheut", faqja zyrtare e Institutit Shqiptar të Statistikave është rikthyer në funksion.

Sot faqja onlajn hapet e plotë me komunikata, raporte zyrtare dhe vendime. 

INSTAT dhe Agjencia e Shoqërisë së Informacionit  edhe më tej i hedhin poshtë pretendimet  e hakerëve se kanë arritur të marrin mbi 100 të dhëna terabajt, përfshirë të dhënat e regjistrimit të popullsisë 

"Deri tani nuk ka asnjë gjurmë të kompromitimit të regjistrimit. Këto të dhëna janë izoluar  në vend tjetër dhe nga analizat u pa se nuk janë gjetur të dhëna për regjistrim. Deri më tani, regjistrimi quhet i sigurt dhe i paprekur", pohojnë nga Agjencia.

Shtojnë se ekipi teknik i INSTAT i aktivizoi protokollet për raste urgjente për të mbrojtur të dhënat dhe për të parandaluar dëmtimin e mëtejshëm. 

 Faqja e internetit të Institutit u hakerua më datën 31 të muajit të kaluar, pas së cilës në rrjette sociale  hakerët publikuan të dhëna të ndjeshme për të punësuarit në administratë, siç është numrin e llogarive bankare, numrat e tyre të identitetit, emrin, mbiemrin, numrin e telefonit, adresa të e-postës,  adresa të banimit.

Edhe krahas pretendimit të hakerëve se i kanë të dhënat nga regjistrimi, për momentin nuk ka asnjë publikim të të dhënave. 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR