• e enjte, 26 dhjetor 2024

Shqipëri: Deputetët e opozitës nuk lejuan fillimin e seancës e sotme plenare

Shqipëri: Deputetët e opozitës nuk lejuan fillimin e seancës e sotme plenare

 Tiranë, 19 tetor 2023 (MIA) -  Seanca e sotme plenare në Parlamentin shqiptar përfundoi para se të fillojë, pasi deputetët e opozitës e bllokuan foltoren dhe pjesën nga ku hyjnë përfaqësuesit e qeverisë, të cilët në të njëjtën kohë janë edhe deputetë.

Siças mediave shqiptare, rreth 45 deputetë të opozitës para fillimit të seancës plenare kanë pasur një debat të  ashpër me mazhorancën socialiste.  

"Përplasjet në Kuvend erdhën si pasojë e bllokimit që mazhoranca socialiste e cila nuk pajtohet me formimin e komisioneve anktetuese për disa çështje, si dhe mospërfaqësimit të opozitës në Komisionin e Reformës Zgjedhore", lajmëroi  euronews.al.

Deputetët e opozitës nuk pajtohen që koordinator i grupit të tyre të deputetëve të jetë Lulzim Basha,  që me kërkesë të tij e pranoi kryetarja Lindita Nikollsa. Sipas tyre koordinatorin e zgjedh grupi i deputetëve e jo "lideri i vetëshpallur i partisë". Për ta koordinator është Gazmend Bardhi.

 Pas rritjes së tensioneve, seanca u shty për, siç bëri të ditur Nikolla, mungesën e një atmosfere normale për punë.

 Foto: Parlamenti shqiptar

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR