• e enjte, 26 dhjetor 2024

Shprehje e mërzisë, ngushëllimit dhe mosbesimit pas të shtënave në Pragë

Shprehje e mërzisë, ngushëllimit dhe mosbesimit pas të shtënave në Pragë

Pragë, 21 dhjetor 2023 (MIA) - Pas lajmit për të shtënat në Universitetin e Karlit në Pragë, ku humbën jetën 11 persona, përfshirë edhe sulmuesin, filluan të vijnë reagime dhe ngushëllime, si nga politikanët çekë ashtu edhe nga përfaqësuesit ndërkombëtarë.

"Jam i tronditur nga ngjarjet në Fakultetin e Arteve të  të Universitetit të Karlit. Dëshiroj të shpreh keqardhjen time të thellë dhe ngushëllimet e sinqerta për familjet dhe të afërmit e viktimave nga të shtënat. Dua të falënderoj qytetarët që respektuan udhëzimet e forcave të sigurisë dhe ofruan bashkëpunimin maksimal”, ka shkruak në Iks presidenti çek, Petr Pavell.

Kryeministri Petr Fiala i anuloi ngjarjet e tij të planifikuara dhe menjëherë u nis për në Pragë.

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, gjithashtu i komentoi të shtënat në Pragë. "Jam e tronditur nga brutaliteti i pakuptimtë i të shtënave që sot mori disa jetë njerëzish në Pragë, Shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave dhe për të gjithë çekët. Ne qëndrojmë dhe vuajmë me ju", ka shkruar ajo në Iks. ls/

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR