• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

"Shpigel": Rënia e koalicionit në Gjermani kërcënoi dërgimin e dronëve në Ukrainë

Berlin, 15 nëntor 2024 (MIA) - Pas rënies së koalicionit qeveritar në Gjermani, është e mundur që të shtyhet vendimi për dërgesën e mëtejshme të armëve për Ukrainën, veçanërisht në furnizimin me dronë, publikuan sot mediat gjermane.

Bëhet fjalë konkretisht për shtyrjen e dërgimit të 182 dronëve zbulues të kompanisë "Kuantum", në vlerë prej 153 milionë euro, publikoi "Shpigel", transmetoi Unian.

Gazeta thekson se, para rënies së koalicionit, kancelari gjerman Olaf Sholc ka diskutuar për çështjen për ndarjen e tre miliardë eurove shtesë për mbështetje ushtarake të Ukrainës.

Këtë vit qeveria gjermane ka dërguar armë në vlerë prej gati tetë miliardë euro në Ukrainë, por buxheti për këto shpenzime është shteruar.

Njëkohësisht, Ukraina insiston në sjelljen e vendimeve për dërgesë të mëtejshme të armëve, para zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare në Gjermani.

Duhet të bëhet gjithçka që të sigurohet zbatimi i pandërprerë i urdhrave të planifikuara dhe financimi i ndihmës shtesë në vitin e ri", tha ambasadori ukrainas Aleksej Makeev në një intervistë për "Shpigel".

Gjermania këtë vit ka dërguar 348 drozë zbulimi "Vektor" nga kompania "Kuantum" në Ukrainë, ndërsa deri në fund të vitit në front duhet të arrijë edhe një pako prej 127 dronëve.

Është planifikuar edhe dërgesa e 4.000 dronëve luftarak nga një prodhues tjetër gjerman, por Ukraina tani për tani përmbahet nga zbulimi i detajeve për llojin e këtyre dronëve. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR