• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Shpallet përbërja e qeverisë së re franceze të kryeministrit Gabriel Atal

Shpallet përbërja e qeverisë së re franceze të kryeministrit Gabriel Atal

Paris, 11 janar 2024 (MIA) - Në Francë sot është shpallur përbërja e qeverisë së re të kryeministrit Gabriel Atal. 

 Sipas kabinetit të presidentit francez Emanuel Makron, Stefan Sezhurne është ministri i ri i Punëve të Jashtme, ndërsa ministri i Financave Bruno Le Mer dhe ministri i Punëve të  Brendshme Zheral Darmanen do të mbeten në pozitat e tyre të tanishme.

Megjithatë, surpriza më e madhe në rikonstruktim është Rashida Dati, bashkëpunëtorja e afërt e ish-presidentit Nikolla Sarkozi, e cila është emëruar ministre e re e Kulturës. 

 

QËNDRONI TË LIDHUR