Shpallet gjendje e jashtëzakonshme në ishullin grek Hios për shkak të zjarreve
- Zjarrfikësit vazhduan sot të luftojnë me tri zjarre të mëdha që shpërthyen pothuajse njëkohësisht në ishullin grek Hios për të dytën ditë radhazi.
Athinë, 23 korrik 2025 (MIA) - Zjarrfikësit vazhduan sot të luftojnë me tri zjarre të mëdha që shpërthyen pothuajse njëkohësisht në ishullin grek Hios për të dytën ditë radhazi.
Autoritetet e ishullit shpallën gjendje të jashtëzakonshme, duke mundësuar koordinimin qendror të operacioneve të fikjes së zjarreve dhe thirrjen e njësive speciale nga pjesa kontinentale e Greqisë.
Deri tani, 17 fshatra dhe një qendër për pranimin e emigrantëve janë evakuuar në ishullin e Egjeut pranë bregut turk. Qindra njerëz janë dërguar në vende të sigurta. Sipas raporteve të sotme, turistët aktualisht nuk janë në rrezik.
Erërat e forta vazhdojnë t'i përforcojnë flakët dhe të vështirësojnë punën e zjarrfikësve, raportuan mediat greke.
Sipas autoriteteve lokale, pothuajse 200 zjarrfikës me 38 automjete zjarrfikëse dhe shumë helikopterë e aeroplanë janë vendosur për të ndihmuar në fikjen e flakëve.
Forca shtesë mbërritën me anije nga toka. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s