• e enjte, 26 dhjetor 2024

Shpallet gjendje e jashtëzakonshme në Ekuador, ushtria del në rrugë

Shpallet gjendje e jashtëzakonshme në Ekuador, ushtria del në rrugë

Kito, 9 janar 2023 (MIA) - Presidenti i Ekuadorit, Daniel Noboa ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme  60 ditë pasi që lideri i bandsave më të mëdha kriminele në vend Adolfo Masias ka ikur nga burgu ku e ka vuajtur dënimin.

"Sapo nënshkrova dekret për gjendje të jashtëzakonshme që forcat e armatosura ta kenë gjithë mbështetjen politike dhe juridike për veprimet e tyre. Ka kaluar koha kur kontrabandistët e drogës, vrasësit dhe krimi i organizuar e diktojnë qeverinë çka të bëjë", tha Noboa.

Gjatë gjendjes së jashtëzakonshme armata do të sistemohet nëpër rrugë dhe burgje, ndërsa do të vendoset edhe orë policore.

Të dielën Adolfo Masias, lider i bandës kriminele Los Çoneros, u zhduk nga burgu ku e vuante dënimin me burg prej 34 vjetësh. mb/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR