• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Shpëtohen 92 emigrantë në afërsi të Peloponezit

Shpëtohen 92 emigrantë në afërsi të Peloponezit
Athinë, 20 nëntor 2022 (MIA) – Gjithsej 92 emigrantë, mes tyre edhe fëmijë, janë shpëtuar në perëndim të Peloponezit pasi kanë raportuar probleme me varkën që janë transportuar, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina. Operacioni i shpëtimit nisi ditën e djeshme pas ndihmës së kërkuar deri te Shërbimi bregdetar grek, ndërsa mëngjesin e sotëm, gjithë 92 personat u transportuan sigurt në portin e qytetit Kalamata. Nga Shërbimi bregdetar grek theksuan se në aksionin kanë ndihmuar tre anije që lundronin pranë, ndërsa të shpëtuarit u morën nga një anije me flamur italian dhe u transportuan në port.

QËNDRONI TË LIDHUR