Shpëtimtarët indian filluan të gërmojnë me dorë për të arritur deri te punëtorët e bllokuar në një tunel në Indi
- Shpëtimtarët indian sot filluan të gërmojnë me dorë për të arritur deri te 41 punëtorët e bllokuar në tunel. Autoritetet në Indi shpresojnë të jetë faza e fundit e shpëtimit.
- Post By Fami Bajrami
- 13:07, 27 nëntor, 2023
Nju Delhi, 27 nëntor 2023 (MIA)- Shpëtimtarët indian sot filluan të gërmojnë me dorë për të arritur deri te 41 punëtorët e bllokuar në tunel. Autoritetet në Indi shpresojnë të jetë faza e fundit e shpëtimit.
Punëtorët për dy javë janë të bllokuar në një tunel në veri të vendit që nga 12 nëntori, kur një rrëshqitje e dheut shkaktoi shembjen e një pjese të tunelit 4.5 km të gjatë që po ndërtonin.
Autoritetet thonë se janë të përgatitura për çfarëdo lloj sfide gjatë gërmimit.
Deri tani shpëtimtarët kanë gërmuar rreth 46 metra dhe kanë vendosur tuba përmes të cilave njerëzit duhet të dalin.
Nga pengesat në atë terren malor, makina për shpim është prishur disa herë. Ata punuan gjatë gjithë natës për t'i nxjerrë nga tubat për të mundur të fillojnë gërmimin me dorë. ss/
Foto: arkivi