• e enjte, 26 dhjetor 2024

Shpërthimet në Belgorod, mbrojtja ajrore ruse rrëzoi 12 raketa

Shpërthimet në Belgorod, mbrojtja ajrore ruse rrëzoi 12 raketa

 Moskë, 3 janar 2024 (MIA)  -  Ushtarët ukrainas mëngjesin e sotëm dy herë e kanë granatuar Belgorodin, njoftoi guvernatori i atij rajoni rus, Vaçeslav Gladkov, ndërsa Ministria ruse e Mbrojtjes bëri të ditur se mbrojtja ajrore ka rrëzuar 12 raketa.

"Situata në Belgorod ende është e tensionuar. Që nga mëngjesi i sotëm ka pasur dy granatime. Ka funksionuar  mbrojtja kundërajrore", ka shkruar Gladkovi në kanalin e tij Telegram, raportojnë mediat ruse.

 Paraprakisht, Gladkovi deklaroi se në atë qytet afër kufirit me Ukrainën është aktivizuar një alarm paralajmërues për raketa.

 Guvernatori tha edhe se fshati Soloti në rajonin e Belgorodit gjithashtu ishte në shënjestër të forcave ukrainase, por se nuk ka të lënduar.

 Në granatimet e djeshme të Belgorodit nga territori ukrainas, një person humbi jetën, ndërsa 11 janë plagosur, ndërsa në granatimet e 30 dhjetorit, 25 persona, mes tyre pesë fëmijë, ndërsa qindra u plagosën.

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR