• e enjte, 26 dhjetor 2024

Shpërthime të reja në Kartum, armëpushimi përsëri u prish

Shpërthime të reja në Kartum, armëpushimi përsëri u prish

Kartum, 28 prill 2023 (MIA) - Pjesë të kryeqytetit të Sudanit, Kartum, dhe qytetit të tij të vëllazëruar, Omdurman, janë tronditur nga shpërthime të forta dhe të shtëna armësh që nga mëngjesi i sotëm, thanë banorët e të dy qyteteve, pavarësisht se dy palët ndërluftuese të vendit kanë zgjatur një armëpushim të brishtë për 72 orë të tjera.

Armëpushimet e shkurtra të përsëritura nuk i kanë ndalur luftimet, por kanë lejuar dhjetëra mijëra sudanezë të ikin në zona më të sigurta dhe në vende të huaja për të evakuuar mijëra qytetarë të tyre nga toka, ajri dhe deti.

Banorët e kryeqytetit raportuan për përleshje të ashpra në lagjen e pasur Kafuri, ku ushtria kishte përdorur më parë avionë luftarakë për të bombarduar rivalët e saj nga RSF.

Përleshje pati edhe rreth selisë ushtarake, Pallatit Republikan dhe zonës pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Kartumit.

Të gjitha këto zona kanë qenë vatra luftimesh që nga shpërthimi i konfliktit më 15 prill midis ushtrisë sudaneze dhe RSF-së.

Omdurmani është tronditur nga shpërthime në lagjen e Kararit herët në mëngjes, dhe popullata e zonës është kërkuar të jetë vigjilente.

RSF pretendon se avionët luftarakë bombarduan pozicionet e saj në Omdurman dhe Xhabal Avlia, në jug të Kartumit.

Ndërkohë, ushtria sudaneze fajësoi forcat paraushtarake për kryerjen e sulmit.

Që nga fillimi i luftimeve në Sudan më 15 prill, të paktën 512 njerëz përfshirë civilë dhe luftëtarë, janë vrarë dhe 4,200 të tjerë u plagosur, kumtoi Ministria sudaneze e Shëndetësisë. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR