• e enjte, 26 dhjetor 2024

Shpërthime në Damask, janë dëmtuar deponi për raketa

Shpërthime në Damask, janë dëmtuar deponi për raketa

Damask, 13 gusht 203 (MIA) - Herët në mëngjes janë dëgjuar shprëthime në afërsi të kryeqytetit sirian Damask, njoftuan mediat shtetërore, duke shtuar se shkaku nuk dihet.

Observatoriumi sirian për të drejta të njeriut kumtoi se shpërthimet kanë ndikuar dhe kanë dëmtuar deponi për raketa, të cilët bëjnë pjesë në grupe të ndërlidhura me Iranin. Organizata që e përcjell luftën në Siri shtoi se nuk ka konfirmim për të vdekur dhe të lënduar dhe se shkaku për shpërthimin nuk dihet.

Irani është mbështetësi kryesor i presidentit sirian Bashar al Asad në konfliktin 12-vjeçar në vend. Grupet e mbështetura nga Irani, duke përfshirë edhe grupin libanez Hezbollah dhe grupet irakiane proiraniane, e kanë pushtetin në shumë rajone në Sitrinë lindore, jugore dhe veriore, si dhe në paralagjet rreth kryeqytetit. Izraeli me vite kryen sulme ndaj caqeve, për të cilët thotë se janë të ndërlidhura me Iranin, por rrallë i ka komentuar detajet për sulmet menjëherë pasi që ndodhin. mb/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR