• e enjte, 26 dhjetor 2024

Shpërthim në rafinerinë më të madhe rumune të naftës Petromidia, nuk ka të lënduar

Shpërthim në rafinerinë më të madhe rumune të naftës Petromidia, nuk ka të lënduar

Bukuresht, 29 mars 2024 (MIA) - Një shpërthim ka ndodhur sot në mëngjes në rafinerinë më të madhe rumune dhe një nga më të mëdhatë në Evropën lindore - Petromidia, e locuar në Navoradi, rrethinën Konstanca, në bregun e Detit të Zi, informuan mediat lokale. 

Autoritetet thonë se nuk ka viktima. Për momentin kryhen matje për konfirmimin e shkallës së ndotjes së ajrit. 

Re të trasha nga tymi i zi po ngrihen në zonë dhe duken nga qyteti Konstanca dhe nga pushimorja Mamaja.

Është aktivizuar i ashtuquajturi "plan për intervenim të kuq". Në vendin e ngjarjes janë dërguar gjashtë automjete zjarrfikëse, dy me shkallë të larta dhe tre automjete të ndihmës së shpejtë. Ndihmë shtesë pritet të arrijë nga Sllobozia dhe Feteshti. 

Në fillim të korrikut 2021, një shpërthim në Petromedia rezultoi me vdekjen e tre punonjësve. Në qershor të vitit 2023, një zjarrfikës ishte lënduar në një zjarr në fabrikën për destilim të karburantit dizel në Petromidia. fc/

Fotografia: Printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR