• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Shpërthim në Pakistan, ka viktima, përgjegjësinë e ndërmori Shteti Islamik

Shpërthim në Pakistan, ka viktima, përgjegjësinë e ndërmori Shteti Islamik

Islamabad, 30 janar 2024 (MIA) - Të paktën dy persona e kanë humbur jetën, ndërsa tre janë lënduar në shpërthimin që ka ndodhur sot në rajonin jugperëndimor pakistanez, Balluxhistan.

Shteti islamik e ka ndërmarrë përgjegjësinë për sulmin përmes publikimit në kanalin e tyre në Telegram.

Shpërthimi ka ndodhur pas tubimit të Partisë pakistaneze Tehrih-e-Insaf (PTI), e ish kryeministrit Imran Kan, kumtoi një punonjës i lartë policor Zaka-Ul-Hasan, disa orë pasi Kan u dënua në 10 vite burg për shkak të zbulimit të sekreteve shtetërore. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR