• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Shpërthim në një treg të mbushur me njerëz në Kabul, të paktën 11 të plagosur

Shpërthim në një treg të mbushur me njerëz në Kabul, të paktën 11 të plagosur

 Islamabad, 24 tetor 2024 (MIA) - Të paktën 11 persona janë plagosur dje, mes tyre edhe fëmijë, në një shpërthim që ka ndodhur në një treg të mbushur me njerëz në Kabul, kryeqyteti i Afganistanit, njoftoi një organizatë ndërkombëtare joqeveritare.

 Tani për tani nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar shpërthimin, ndërsa askush nga autoritetet talebane nuk ishte i disponueshëm për koment.

Shpërthimi ka ndodhur në një treg ku shitet rroba të përdorura në komunën Pamir Sinema, publikoi organizata për raste urgjente, e cila drejton spitalin kirurgjik në Kabul.

 Zëvendësdrejtori i degës lokale të organizatës, Stefano Xhenaro Smirnov deklaroi se në mesin e të plagosurve janë një fëmijë tre vjeç dhe një fëmijë katër vjeç, ndërsa një burrë është në gjendje kritike.

 Ekstremistët në Afganistan i kanë forcuar aktivitetet e tyre që kur talebanët u kthyen në pushtet në vitin 2021, duke rrëzuar qeverinë e mëparshme pro-perëndimore në fund të tërheqjes së trupave amerikane dhe aleatëve të tyre të NATO-s nga vendi.

 Ekstremistët zakonisht synojnë talebanët dhe anëtarët e pakicës myslimane shiite.

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR