• e enjte, 26 dhjetor 2024

Shpërthim në një termocentral në Japoni, nuk ka të lënduar

Shpërthim në një termocentral në Japoni, nuk ka të lënduar

 Tokio, 31 janar 2024 (MIA)  - Një zjarr ka shpërthyer sot në termocentralin Taketojo në prefekturën Aiçi në Japoninë qendrore, bëri të ditur pronari i tij JERA, duke shtuar se nuk ka të lënduar dhe se puna në termocentral është ndërprerë.

Transmetuesi publik NHK paraprakisht raportoi se u dëgjua një shpërthim, ndërsa dëshmitarët kanë vërejtur tym të zi që ngrihej nga termocentrali. 

Një tym i zi dilte nga kaldajat të termocentralit, ndërsa pranë saj digjej një transportues qymyri, raportoi NHK. 

"Zjarrfikësit janë dërguar në vendin e ngjarjes pas thirrjeve nga dëshmitarët, deklaroi një përfaqësues i shërbimit lokal të zjarrfikësve. 

 Termocentrali menaxhohet nga JERA, një kompani japoneze lider e shërbimeve.

JERA bëri të ditur se në orën 15:14 sipas orës lokale (07:14 sipas kohës së Evropës së Mesme), në shiritin lëvizës me të cilin transportohet karburanti në fabrikë është vërejtur tym dhe zjarr. 

Kapaciteti prodhues i Termocentralit Taketojo është 1.070 MW, i cili është ndër më të mëdhenjtë në Japoni për sa i përket një njësie të vetme të prodhimit, sipas faqes së internetit të JERA-s. 

Termocentrali ndodhet rreth 40 kilometra në jug të Nagojas, qyteti më i madh në Japoninë qendrore. 

Foto: X 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR