• e enjte, 26 dhjetor 2024

Shpërthim në një ndërtesë në Romë, tre persona janë nxjerrë nga rrënojat

Shpërthim në një ndërtesë në Romë, tre persona janë nxjerrë nga rrënojat

 Romë, 6 janar 2024 (MIA)  - Tre persona  sot janë nxjerrë  nga rrënojat e një ndërtesë banimi  që u shemb nga një shpërthim që dyshohet se është shkaktuar nga rrjedhja e  gazit.

 Zjarrfikësit arritën t'i nxirrnin çiftin dhe djalin e tyre 18-vjeçar nga rrënojat dhe t'i dërgojnë në një spital lokal.

 Hetuesit po përpiqen të përcaktojnë se çfarë e shkaktoi saktësisht shembjen e ndërtesës dhe një hipotezë është se ndërtesa u shemb nga një shpërthim i lidhur me një rrjedhje gazi. Sipas dëshmisë së banorëve lokalë në lagjen Kanale Monterano, është ndjerë aromë e gazit.

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR