• e shtunë, 23 nëntor 2024

Shpërthim në afërsi të një anije mallrash greke në jugperëndim nga Jemeni

Shpërthim në afërsi të një anije mallrash greke në jugperëndim nga Jemeni

Athinë, 6 shkurt 2024 (MIA) - Një anije mallrash në pronësi greke e cila mbante flamurin e Ishujve Marshal ka qenë shënjestër e 53 miljeve në jugperëndim të portit të Adenit në Jemen, ndërsa në shpërthimin afër anijes nuk ka persona të lënduar, informon korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Agjencia shtetërore ANA-MPA, duke cituar kompaninë e sigurisë detare Ambri, raportoi se anija e cila po lundronte nga SHBA-ja për në Indi, ka lajmëruar një shpërthim 50 metra nga ana e djathtë.

“Katimerini” shkruan se janë shkaktuar dëme materiale, anëtarët e ekuipazhit nuk janë lënduar, ndërsa përgjegjësinë për sulmin e kanë marrë Huthët. rq/

Foto: ANA-MPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR