• e enjte, 26 dhjetor 2024

Shpërthen diga në lindje të Sudanit, së paku 30 të vdekur dhe shumë persona të zhdukur

Shpërthen diga në lindje të Sudanit, së paku 30 të vdekur dhe shumë persona të zhdukur

Kartum, 27 gusht 2024 (MIA) - Së paku 30 persona e humbën jetën pasi që shpërtheu diga në lindje të Sudanit, lajmëruan mediumet britanike, duke iu referuar Kombeve të Bashkuara.

Në incident me siguri ka më shumë viktima, pasi që nën ujë mbetën së paku njëzet fshatra. Si rezultat i shprëthimit të digës, janë goditur shtëpitë e rreth 50 mijë personave.

Një funksionar lokal për ueb-faqen informative sudaneze Al-Tagir deklaroi se vlerëson se ka së paku 60 të vdekur.

Amr Eisa Taher, shef për resurse të ujit në provincën e Detit të Kuq, tha se dëmi është i madh.

Agjencia sudaneze e lajmeve Medamek, duke iu referuar aviacionit ushtarak, kumtoi se mes 150 dhe 200 persona konsiderohen të zhdukur dhe se shumë fshatarë janë ngjitur në shkëmbinj për t'iu ikur ujërave të ardhur.

Muri i digës Arbat shpërtheu të dielën pas reshjeve të rrëmbyeshme.

Incidenti ndodhi 40 kilometra në veri të Port Sudanit - qytet në bregun e Detit të Kuq, ku në të vërtetë është e vendosur qeveria e vendit.

Rajoni tashmë është shkatërruar nga lufta qytetare që shpërtheu në Sudan në prill të vitit të kaluar.

Rasti përkujton në atë që ndodhi në Libi në shtator të vitit të kaluar, kur mijëra njerëz e humbën jetën në qytetin Derna si rezultat i rrëzimit të dy mureve të digës. ab/

Foto: МIА arkivi

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR