• e enjte, 26 dhjetor 2024

Shoqata e gazetarëve të huaj i bëri thirrje ushtrisë izraelite t'i sigurojë gazetarët

Shoqata e gazetarëve të huaj i bëri thirrje ushtrisë izraelite t'i sigurojë gazetarët

Londër, 7 nëntor 2023 (MIA) - Shoqata e gazetarëve të huaj shpalli kumtesë në të cilën e kritikon armatën izraelite për maltretim të gazetarëve derisa punojnë në Bregun e okupuar perëndimor.

"Shoqata e gazetarëve të huaj është e shqetësuar nga disa incidente në të cilat ushtarët maltretuan gazetarë në detyrë në Bregun perëndimor. I bëjmë thirrje ushtrisë izraelite të kujdesën për sigurinë e gazetarëve dhe ta lehtësojë, dhe jo ta pengojë qasjen e gazetarëve të akredituar të cilët punojnë në atë rajon", ceket në kumtesë.

Në një sërë incidentesh, gazetarët janë ndaluar në pika kontrolli, iu është ndaluar të kalojnë edhe përkundër asaj që i kanë treguar kartelat e tyre për shtyp, ndërsa janë maltertuar dhe kanë marrë kërcënime nga kolonët, prej të cilëve disa kanë mbajtur uniforma ushtarake, pohohet në kumtesë.

"Këto incidente ndodhën edhe përkundër lutjeve të përsëritura të zëdhënësit ushtarak për ndihmë gjatë luftës që po ndodh mes Izraelit dhe Hamasit në Gazë", thanë ata, duke shtuar se mediuemt e goditura i përfshijnë Si-En-En, ARD-në gjermane, ekipin austriak ORF, ekipin holandez NOS dhe ekipin e Al Xhazirës.

Zyra e zëdhënësit ushtarak premtoi se do të kujdeset për sigurinë e gazetarëve.

"Edhe pse i përshëndesim premtimet e këtilla, i bëjmë thirrje armatës që këto fjalë t'i shndërrojë në vepra", theksojnë gazetarët.

Krahas problemeve me qasjen drejt Bregut perëndimor, gazetarët vazhdimisht janë penguar të raportojnë për luftën izraelite kundër Hamasit në Gazë për shkak të ndërprerjeve të imponuara nga Izraeli të komunikimeve në Rripin e Gazës, theksojnë gazetarët e huaj. ab/

foto: arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR