Shollci për intervistën e Karllsonit me Putinin: Presidenti i Rusisë tregoi një histori absurde
- - Kancelari gjerman Ollaf Shollc e akuzoi presidentin rus Vladimir Putin se në masë të madhe gabimisht e ka prezantuar situatën në Ukrainë, duke thënë se lideri i Kremlinit ka treguar "histori absurde" për shpërthimin e konfliktit gjatë intervistës me gazetarin Taker Karllson.
- Post By Fitore Curri
- 11:58, 10 shkurt, 2024
Uashington, 10 shkurt 2024 (MIA) - Kancelari gjerman Ollaf Shollc e akuzoi presidentin rus Vladimir Putin se në masë të madhe gabimisht e ka prezantuar situatën në Ukrainë, duke thënë se lideri i Kremlinit ka treguar "histori absurde" për shpërthimin e konfliktit gjatë intervistës me gazetarin Taker Karllson.
Gjatë vizitës së djeshme në Uashington, Shollci foli për intervistën e Putinit me ish udhëheqësin në Foks, duke thënë se ai vetëm "tallet me veprimet e vërteta të cilat i bëri Rusia në Ukrainë" dhe prezantoi "një histori plotësisht absurde për arsyen" e kësaj lufte.
"Ekziston arsye shumë e qartë, ndërsa ajo është dëshira e presidentit të Rusisë që të aneksojë një pjesë të Ukrainës. Dhe të gjitha historitë që rrëfehen për atë nuk e ndryshojnë faktin se pikërisht ky është qëllimi i përpjekjeve të tij imperialiste", shtoi kancelari.
Shollci theksoi se luftërat mund "të përfundojnë në çdo kohë", por jo me "kapitullimin e Ukrainës" dhe se duhet sa më shpejtë të krijohen "kushte për zgjidhje paqësore". fc/
Fotografia: DPA