• e martë, 24 dhjetor 2024

Shollci në bisedë me presidentin e Iranit bëri thirrje për qetësim të tensioneve në rajon

Shollci në bisedë me presidentin e Iranit bëri thirrje për qetësim të tensioneve në rajon

Berlin, 12 gusht 2024 (MIA) - Kancelari gjerman Ollaf Shollc shfaqi shqetësim të madh për shkak të rrezikut nga "zjarri rajonal në Lindjen e Afërt" në një bisedë telefonike me presidentin iranian Masud Pezeshkian. 

Në kumtesën nga zëshënësi i kancelarit gjerman bëhet e ditur se Shollci i ka bërë thirrje presidentit të Iranit që të bëjë gjithçka që është e mundur që të parandalojë përshkallëzim të mëtutjeshëm ushtarak, duke theksuar se "spiralja e dhunës në Lindjen e Afërt duhet të ndërpritet". 

Shqetësimi për konflikt më të gjerë në Lindjen e Afërt u rrit pas vrasjes së liderit të organizatës palestineze Hamas në Iran, për çka dyshohet Izraeli. Irani dhe aleatët e tij paralajmëruan goditje hakmarrëse ndaj Izraelit, përderisa liderët e Gjermanisë, Francës dhe Britanisë së Madhe bënë thirrje për përmbajtje që të shmanget përshkallëzimi i mëtutjeshëm i tensioneve. 

Liderët e tre vendeve theksuan se nuk ka hapësirë për shtyrje të mëtutjeshme të bisedimeve për armëpushim në Rripin e Gazës. Kumtesa e përbashkët vijoi pas një prej sulmeve izraelite më vdekjeprurëse në Gazë në luftën më shumë se 10 muajshe. 

Përshkallëzimi vjen në kohë të ofensivës izraelite viijuese në Rripin e Gazës në të cilën humbën jetën gati 40.000 palestinezë pas sulmit të grupit palestinez Hamas më 7 tetor të vitit të kaluar në të cilin ishin vrarë 1.139 izraelitë dhe ishin kidnapuar më shumë se 200. fc/

Fotografia: Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR