• e premte, 27 dhjetor 2024

Shole: Prishtina duhet urgjentisht të bashkohet në dialogun me Beogradin

Shole: Prishtina duhet urgjentisht të bashkohet në dialogun me Beogradin

Nju Jork, 19 shtator 2023 (MIA) - Këshilltari special i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Shole, ka kërkuar sot nga Prishtina që urgjentisht të bashkohet në dialogun me Beogradin, i cili zhvillohet me ndërmjetësimin e BE-së, me qëllim të normalizimit të marrëdhënieve mes dy palëve.

Shole në rrjetin social X (Tuiter) publikoi se në Nju Jork ka biseduar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, për deeskalimin e tensioneve në Kosovë dhe “përfshirjen e menjëhershme në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë”.

“Një bisedë e mirë me Presidenten Vjosa Osmani për përkushtimin tonë të përbashkët për të ardhmen euroatlantike të Kosovës, nevoja për deeskalim të tensioneve dhe angazhim urgjent në dialogun e zhvilluar përmes BE-së për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë - që është qelësi për stabilitetin rajonal dhe integrimin në BE”, tha Shole. ls/

Foto: Iks (Tuiter)

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR