• e enjte, 26 dhjetor 2024

Shole pas bisedës me Kurtin: Është koha të bisedohet për AKS-në

Shole pas bisedës me Kurtin: Është koha të bisedohet për AKS-në

Uashington, 25 shkurt 2023 (MIA) - Këshilltari special i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Shole, ka bërë të ditur se i ka thënë kryeministrit të Kosovës, Albin Kuriti, se tani është koha për të diskutuar për Asociacionin e Komunave Serbe.

Shole ka shkruar në Tuiter, pas bisedës së djeshme me Kurtin, se si Prishtina ashtu edhe Beogradi duhet të zbatojnë marrëveshjet që tashmë i kanë nënshkruar përmes procesit të dialogut, përfshirë edhe formimin e AKS-së.

“Kemi biseduar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, para takimit të liderëve në kuadër të dialogut me mbështetjen e BE-së, për të promovuar normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. SHBA mbështet një takim konstruktiv që rikonfirmon përkushtimin e të dyja palëve ndaj propozimit të BE-së”, shkroi Shole në Tuiter.

"Unë thashë se tani është koha që të diskutohet për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. Si Kosova ashtu edhe Serbia duhet të zbatojnë marrëveshjet që kanë nënshkruar tashmë përmes procesit të dialogut, duke përfshirë përparimin drejt krijimit të një AKS. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR