• e premte, 27 dhjetor 2024

Shole bëri thirrje për uljen e tensioneve mes Serbisë dhe Kosovës

Shole bëri thirrje për uljen e tensioneve mes Serbisë dhe Kosovës

Ushington, 27 shtator 2023 (MIA) - Këshilltari i lartë i Departamentit të shtetit amerikan, Derek Shole, kërkoi nga Kosova dhe Serbia t'i ulin tensionet dhe të kthehen në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve.

Bisedat e zyrtarit të lartë amerikan me liderët e Kosovës dhe Serbisë vijuan pas sulmit ndaj policisë së Kosovës të dielën, në Banjskë, të Zveçanit, lajmëroi MINA.

Shole tha se gjatë bisedës me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtim e ka dënuar "sulmin e tmerrshëm" të dielën dhe dhunën ndaj policisë së Kosovës, transmetoi Radio Evropa e Lirë.

"Të dyja palët duhet të kthehet në dialogun me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian (BE) dhe t'i zbatojnë obligimet e Ohrit", shënoi Shole në rrjetin social X.

Me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ai ka biseduar edhe për vlerën e depërshkallëzimit urgjent të situatës në veri të Kosovës.

Shole kërkoi të shmangen aktivitetet që mund të rrisin më tej tensionet.

"Humbja tragjike e jetëve e thekson nevojën urgjente për kthim të paqes dhe kthim të dialogut me ndërmjetësim të BE-së", shtoi Shole. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR