• e enjte, 26 dhjetor 2024

Sholci e mbështet Ruten për sekretar të ri të përgjithshëm të NATO-s

Sholci e mbështet Ruten për sekretar të ri të përgjithshëm të NATO-s

 Berlin, 22 shkurt 2024 (MIA) - Kancelari gjerman Olaf Sholc ka mbështur kryeministrin holandez në largim Mark Rute të bëhet sekretari i ri i përgjithshëm i NATO-s, deklaroi sot zëdhënësi i qeverisë gjermane.

Më herët dhe Franca ka mbështetur emërimin e Rutes për sekretar të ri të përgjithshëm i NATO-s.

 Forin Ofisi britanik  kumtoi se e mbështet Ruten që ta trashëgojë Jens Stoltenbergun për sekretar të përgjithshëm të Aleancës së NATO-s. 

Një zyrtar amerikan anonim  konfirmoi se presidenti amerikan Xho Bajden e  mbështet kryeministrin holandez që të bëhet sekretar i përgjithshëm i ardhshëm.

Mandati i sekretarit aktual të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili e ka kryer funksionin që nga viti 2014, përfundon në tetor. rq/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR