• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Sholci konfirmoi se votëbesimi i qeverisë në Bundestag do të mbahet më 16 dhjetor

Sholci konfirmoi se votëbesimi i qeverisë në Bundestag do të mbahet më 16 dhjetor

Berlin, 13 nëntor 2024 (MIA) – Kancelari gjerman, Olaf Sholc (66) konfirmoi sot se do të kërkojë votëbesimin e qeverisë më 11 dhjetor, ndërsa Bundestagu më pas do të votojë më 16 dhjetor, duke hapur rrugën për zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të mbahen më 23 shkurt të vitit të ardhshëm.

Në fjalimin në Parlamentin gjerman sot tha se është e nevojshme, me të drejtë dhe në mënyrë të pashmangshme të shkarkojë ministrin e Financave, Kristian Lindner, pavarësisht se koalicioni qeverisës po shembet si rezultat i asaj dhe se ai është mirënjohës që zgjedhjet e reja do të mbahen në fund të shkurtit.

Sholc tha se ka "çështje urgjente" për të cilat partitë gjermane duhet të bien dakord para zgjedhjeve, siç janë rritja e shtesave të fëmijëve, çështjet fiskale dhe inflacioni. 

Ai në fjalim bëri thirrje edhe për mbrojtje më të madhe të Gjykatës Kushtetuese të Gjermanisë.

Siç njoftoi më herët Bild, sot në Bundestag është mbajtur debati historik në të cilën mori pjesë e gjithë garda e parë e politikës gjermane.

Vetë kancelari Sholc ka folur 30 minuta, ndërsa më pas lideri dhe kandidati i CDU/CSU, për kancelar të ardhshëm, Fridrih Merc; shefja e diplomacisë, Analena Berbok, lideri i FDP-së, Kristijan Linder, kandidati i AfD-së për kancelar, Alis Vajdel. 

Në seancë do të mbajë fjalim edhe lideri i CSU-së dhe kryeministër i Bavarisë, Markus Zeder. qa/

Foto: DPA

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR