• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Sholci i kënaqur me rezultatet e zgjedhjeve në Francë

Sholci i kënaqur me rezultatet e zgjedhjeve në Francë

 Berlin, 8 korrik 2024 (MIA) - Kancelari gjerman Olaf Sholc sot shprehu e kënaqësinë e tij me rezultatet e raundit të dytë të zgjedhjeve parlamentare në Francë, në të cilat koalicioni i Majtë Fronti i Ri Popullor (LFI) fitoi më shumë vota dhe 182  vende në Kuvendin Kombëtar.

"Morëm frymë të lehtësuar për shkak të rezultateve të zgjedhjeve në Francë. Shpresojmë se presidenti dhe anëtarët e rinj të parlamentit do të arrijnë të formojnë në mënyrë konstruktive një koalicion të ri", tha Sholci, transmetuar nga mediat britanike. 

 Sipas kancelarit "funksionimi i mirë i Bashkimit Evropian është i mundur vetëm me Francën".

 Sipas rezultateve preliminare, të cilat  herët në mëngjes i bëri të ditur  MPB-ja franceze, koalicioni  blloku centris i i presidentit francez, së bashku fitoi 168 vende parlamentare dhe në vendin e tretë është Tubimi Kombëtar e ekstremit të djathtë (RN) partia e Marin Le Pen me 143 vende parlamentare.

 Partia liberal-konservatore Republikanët fituan 45 vende parlamentare, koalicioni i krahut të djathtë 15, blloku i majtë 13, ndërsa  rajonalistët katër vende parlamentare.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR