• e martë, 24 dhjetor 2024

Sholci: Evropa duhet të mbetet e fortë pas fitores së Trampit

Sholci: Evropa duhet të mbetet e fortë pas fitores së Trampit

 Budapest, 8 nëntor 2024 (MIA) - Liderët evropianë edhe në të ardhmen do të vazhdojnë të punojnë mirë me presidentin amerikan, deklaroi sot kancelari gjerman Olaf Sholc.

 Ai shtoi se BE-ja duhet të mbetet e fortë përballë konflikteve në Evropë dhe Lindjen e Mesme.

 "Do të vazhdojmë të punojmë mirë me presidentin e ardhshëm amerikan. Çështja se si mund të arrihet kjo ishte një temë e diskutimit tonë", tha ai pas takimit me liderët e tjerë evropianë në Budapest.

 "Një gjë është e qartë. Së bashku, si Bashkim Evropian dhe si evropianë, duhet të bëjmë atë që është e nevojshme për sigurinë tonë", tha lideri gjerman pasi Donald Trampi u rizgjodh president.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR