• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Sholc: Zgjedhjet e ardhshme do të paraqesin vendim fundamental për të ardhmen e Gjermanisë

Sholc: Zgjedhjet e ardhshme do të paraqesin vendim fundamental për të ardhmen e Gjermanisë

Berlin, 30 nëntor 2024 (MIA) - Partia socialdemorkate e Gjermanisë (SDP) e kancelarit, Olaf Sholc sot e filloi fushatën e vet zgjedhore, pothuajse tre muaj para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, ndërsa kancelari në fjalimin e tij të parë parazgjedhor para pothuajse 500 anëtarëve të partisë në Berlin tha se zgjedhjet e ardhshme do të paraqesin vendim fundamental për të ardhmen e Gjermanisë, duke cekur se siguria, përparimi dhe vendet e punës janë rrezikuar.

"Tani është koha që të vazhdojmë me vendosmëri me ripërtëritjen e Gjermanisë", deklaroi Sholc, i cili është kandidat i SPD-së për kancelar, kumtoi portali gjerman Tageshau.

Ai tha se SPD është "zëri i të vlefshmëve dhe dinjitozëve".

Sholc propozoi katër pika për heqjen e Gjermanisë nga kriza ekonomike, dhe ato janë sigurimi i vendeve të punës në industri, posaçërisht në atë automobilistike, energji e lirë për ekonominë, investime të rritura në infrastrukturë dhe rritje të numrit të punëtorëve të kualifikuar.

Ai theksoi se Gjermania po përballet me kërcënime të ndryshme, si lufta në Evropë, trazira ekonomike, ekstremizmin në rritje.

Sipas anketave të fundit, SPD ka mbështetje prej 14 për qind të votuesve.

Zgjehdjet e parakohshme parlamentare në Gjermani janë caktuar për më 23 shkurt, pasi që koalicioni qeverutar u shpërbë këtë muaj, sepse nuk arriti të dakordohet për politikën për dalje nga kriza ekonomike. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR