• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Sholc urdhëroi që tri centralet bërthamore në Gjermani të punojnë deri nga mesi i prillit

Sholc urdhëroi që tri centralet bërthamore në Gjermani të punojnë deri nga mesi i prillit
Berlin, 17 tetor 2022 (MIA) – Kancelari gjerman, Olaf Sholc sot urdhëroi që tri centralet bërthamore të ngelen në funksion deri nga mesi i prillit të vitit të ardhshëm, që të shmangen mangësitë e mundshme në furnizimin me energji elektrike.
Siç kumtoi kabineti i Sholcit, kancelari gjerman sot e ka kumtuar vendimin e tij përmes një letre që e ka dërguar në Qeveri.
Ministri i Ekonomisë, Robert Habek, i cili i takon Partisë së të gjelbërve, pohon se vetëm dy centrale duhet të ngelen në funksion pas 31 dhjetorit, datë e caktuar për mbylljen e të gjitha centraleve.
Ministri i Financave, nga ana tjetër, Kristian Lindner nga partia Demokratë të lirë vlerëson se tre centralet duhet të vazhdojnë me punë edhe pas prillit.

QËNDRONI TË LIDHUR