• e enjte, 26 dhjetor 2024

Sholc u takua me emirin e Katarit për të diskutuar për Izraelin dhe Hamasin

Sholc u takua me emirin e Katarit për të diskutuar për Izraelin dhe Hamasin

Berlin, 12 tetor 2023 (MIA) - Kancelari gjerman Olaf Sholc mbajti takim me emirin e Katarit, Sheik Tamim bin Hamad Al Tani, një nga mbështetësit më të shquar të lëvizjes radikale palestineze "Hamas", si pjesë e përpjekjeve diplomatike për të ulur tensionet rreth konfliktit në Lindjen e Mesme, njoftoi DPA.

Sholc e priti emirin në zyrë, pas së cilës të dy u drejtuan për një drekë pune. Konferencë e përbashkët për shtyp nuk ishte planifikuar.

Pas sulmit të së shtunës ndaj Izraelit nga lëvizja Hamas që sundon Gazën, Katari fajësoi vetëm Izraelin për eskalimin e situatës dhe vuri në dukje "shkeljet e vazhdueshme të të drejtave të popullit palestinez".

Por sipas Hamasit, Katari po përpiqet gjithashtu të ndërmjetësojë në shkëmbimin e pengjeve izraelitë dhe të burgosurve palestinezë të mbajtur në burgjet izraelite.

Takimi u zhvillua vetëm disa orë pasi Sholc e informoi parlamentin për qëndrimin e qeverisë për ngjarjet në Izrael, në të cilin e siguroi Izraelin për solidaritetin e vendosur të Gjermanisë. ls/

Foto: DPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR