• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Sholc: Sulmi në Solingen ishte terrorizëm, Gjermania do të përshpejtojë deportimet

Sholc: Sulmi në Solingen ishte terrorizëm, Gjermania do të përshpejtojë deportimet

Solingen, 26 gusht 2024 (MIA) – Kancelari gjerman, Olaf Sholc, deklaroi sot se do të forcojë kontrollin e mbajtjes së armëve vdekjeprurëse, tre ditë pasi një terrorist islamik vrau tre persona me thikë në qytetin perëndimor Solingen, transmeton Hina. 

"Kjo është e nevojshme dhe do të ndodhë shumë shpejt, tha Sholc gjatë vizitës së tij në këtë qytet.

Kancelari gjerman beson se Bundestagu (Parlamenti gjerman) do ta miratojë shpejt projektligjin.

Sulmi të premten ndodhi në sheshin në qendër të Solingenit, gjatë një festivali të diversitetit të organizuar me rastin e ditëlindjen se 650-të të qytetit.

Në sulmin, tre persona mbetën të vrarë dhe tetë të tjerë u plagosën. Autoritetet më vonë arrestuan një burrë 26-vjeçar sirian që besohet të jetë anëtar i Shtetit Islamik radikal.

Agjencia DPA publikoi, pa përmendur një burim, se sulmuesit iu refuzua azili dhe duhej të ishte dëbuar nga vendi vitin e kaluar.

Sholc sot paralajmëroi se do t'i përshepjtojë deportimet dhe se do të luftojë më fort kundër migrimit të paligjshëm.

"Ky ishte terrorizëm, terrorizëm kundër të gjithë neve, tha ai duke vendosur lule në vendin e sulmit. ls/

Foto: EPA 

 

QËNDRONI TË LIDHUR