• e premte, 27 dhjetor 2024

Sholc: Sistemimi i raketave amerikane në Gjermani është një hap i domosdoshëm për sigurinë e vendit

Sholc: Sistemimi i raketave amerikane në Gjermani është një hap i domosdoshëm për sigurinë e vendit

Uashington, 11 korrik 2024 (MIA) - Kancelari gjerman Olaf Sholc sot vlerësoi se sistemimi i paralajmëruar i raketave amerikane me rreze të gjatë veprimi në Gjermani është një hap i domosdoshëm për sigurinë e vendit.

Marrëveshja, e cila ishte publikuar gjatë samitit të NATO-s në Uashington, parashikon që SHBA të sistemojë sisteme të ndryshme raketore në territorin gjerman duke filluar nga viti 2026.

"Kohë të gjatë luftojmë me çështjen si mund të sigurojmë kthimin që e siguron territorin e Aleancës me armë konvencionale, por edhe Gjermania. Ky vendim është në proces të shqyrtimit kohë të gjatë  dhe nuk është befasi për secilin që është i përfshirë në sigurinë dhe politikën paqësore", deklaroi Sholc për gazetarët në Uashington, transmeton Bi-Bi-Si. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR